JETA

Mesazhi i Calit nga Haga emocionon protestuesit: Jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë

Kosova.Today ·

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës. Protestave ka net që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht,...

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës.

Protestave ka net që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht djali i Calit sonte solli në mesin e protestuesve mesazhin e babait të tij.

Cali po i përcjell protestat nga Haga dhe sonte pati disa fjalë për pjesëmarrësit.

“Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë. Me respekt dhe dashuri për ju, ju përshëndes. Cali” thuhet në mesazhin e tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026