MAQEDONIA

Mexhiti: Çarshia po rikthehet në shkëlqimin e saj, mbi 28 milionë denarë investim

Kosova.Today ·

Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se rikonstruksioni i Çarshisë po shkon drejt përfundimit, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar. “Premtuam ta rikthejmë shkëlqimin e Çarshisë. Sot, rezultati po shihet”,...

Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se rikonstruksioni i Çarshisë po shkon drejt përfundimit, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar.

“Premtuam ta rikthejmë shkëlqimin e Çarshisë. Sot, rezultati po shihet”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, ndërhyrjet janë realizuar në një sipërfaqe prej 1.567 metrash katrorë, duke përfshirë punime nga nëntoka deri te pamja përfundimtare e hapësirës.

Projekti ka përfshirë ujësjellësin, kanalizimin, rrjetin elektrik dhe fibrën optike, ndërsa është bërë edhe restaurimi i kalldrëmit me gur travertin, vendosja e ndriçimit të ri tradicional dhe rregullimi i hapësirave për këmbësorët.

Mexhiti bëri të ditur se investimi kap vlerën e mbi 28 milionë denarëve, duke theksuar se pas më shumë se pesë dekadash, Çarshia po pëson një ndryshim rrënjësor, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e saj.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026