MAQEDONIA

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi!

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Shkolla Falas e Notit, e cila këtë verë mblodhi 950 fëmijë, do të vazhdojë edhe pas sezonit veror. “Këtë verë, për herë të parë në Çair, e hapëm Shkollën Falas të Notit për fëmijët...

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Shkolla Falas e Notit, e cila këtë verë mblodhi 950 fëmijë, do të vazhdojë edhe pas sezonit veror.

“Këtë verë, për herë të parë në Çair, e hapëm Shkollën Falas të Notit për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç.

U regjistruan 950 fëmijë.

Ky interesim na tregoi se kemi bërë pikërisht atë që u ka munguar shumë familjeve në Çair: një aktivitet sportiv të organizuar, cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë, pa marrë parasysh mundësitë financiare të familjes.

Prandaj, Shkolla e Notit nuk do të përfundojë me verën. Do ta bëjmë të përhershme.

Deri më 1 shtator, fëmijët do të vazhdojnë mësimin falas me instruktorë profesionistë. Me fillimin e vitit të ri shkollor, noti do të vazhdojë në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe shëndetësore në shkollat fillore të Çairit.

Pra, atë që e nisëm këtë verë si Shkollë Falas të Notit, po e kthejmë në një mundësi të përhershme për fëmijët e Çairit.

Në të njëjtën kohë, po vazhdojmë investimet në infrastrukturën sportive, përfshirë punimet në pishinën e shkollës “7 Marsi”, që gjithnjë e më shumë fëmijë të kenë kushte për t’u marrë me sport.

Kjo është ideja e platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”: jo aktivitete sa për një ditë apo një verë, por programe dhe kushte që mbeten.

Duam që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë dhe që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë vetëm sepse familja e tij nuk ka mundësi ta paguajë.

E nisëm me 950 fëmijë. Tani po e bëjmë të përhershme. Sepse të gjithë fëmijët e Çairit janë e do rritën të barabartë!”, ka shkruar Mexhiti.

The post Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

13.11.2026

Hadži Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Islami e priti me lule

16.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026