MAQEDONIA

Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës

Kosova.Today ·

VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në Spitalin klinik të Tetovës. Me këtë rast, sot janë ndarë 109 vendime pune, ndërsa së bashku me 36 vendimet e ndara më herët, gjithsej...

VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në Spitalin klinik të Tetovës.

Me këtë rast, sot janë ndarë 109 vendime pune, ndërsa së bashku me 36 vendimet e ndara më herët, gjithsej 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, së bashku me Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit klinik të Tetovës, Erzen Elezi, takuan një pjesë të stafit që prej kohësh ka qenë në shërbim të institucionit, ndërsa sot mori për herë të parë vendimet e punës.

“Pjesa më e madhe e vendeve të punës u dedikohet profileve mjekësore – mjekëve, laborantëve, biokimistëve, infermierëve dhe kuadrove të tjera të nevojshme për funksionimin e spitalit.

Në kuadër të procesit janë përfshirë edhe 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë”, thekson Mexhiti.

Por procesi, sipas tij, nuk përfundon këtu.

Sipas Mexhitit, gjatë muajit shtator pritet të hapen edhe vende të reja pune për specializantë, ndihmës-infermierë dhe administratë.

“Po punojmë që Spitali klinik i Tetovës të ketë kuadrin që i nevojitet dhe qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë. Sepse ne e mbajmë fjalën”, deklaroi Mexhiti.

The post Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE LIGJI PËR PROCEDURËN PENALE PUBLIKOHEN NË ENER

13.11.2026