MAQEDONIA

Mickoski: Do ta ulim TVSH-në nga 18% në 10% të derivateve

Kosova.Today ·

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot një seancë për të miratuar një masë të re për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve – një ulje të TVSH-së nga 18 në 10 përqind, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Njoftimi vjen përpara...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot një seancë për të miratuar një masë të re për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve – një ulje të TVSH-së nga 18 në 10 përqind, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Njoftimi vjen përpara korrigjimit të nesërm të çmimeve të karburanteve nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Mickoski thotë se me masën e re, qeveria pret një ulje të çmimit të naftës.

“Ne tashmë kemi masa për karburantet, ulje të akcizës për naftën dhe karburantin pa plumb. Sot do të kemi një seancë tjetër qeveritare dhe do të miratojmë një masë të re – një ulje të TVSH-së nga 18 në 10 përqind. Me këtë, presim një ulje të çmimit të naftës”, tha Mickoski.

Ai pranon se ulja e taksave do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në të ardhurat e thesarit të shtetit, por thotë se përparësia e qeverisë është mbrojtja e standardit të jetesës.

“Kjo do të ketë implikime për buxhetin, por interesi ynë është të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve. Nuk është e lehtë, do të luftojmë. Kemi disa luftëra, krizën më të madhe energjetike”, tha kryeministri.

Sipas Mickoskit, pavarësisht çmimeve të larta, karburantet në Maqedoni do të mbeten më të lira në krahasim me vendet fqinje.
“Çmimi më i ulët i karburanteve do të mbetet shumë më i ulët. A është realisht i ulët? Jo. Por është më i lirë se në fqinjësi, ku paguajnë 150, 180 denarë e kështu me radhë”, tha Mickoskit.

Masa e re do të shqyrtohet në seancën e sotme qeveritare, menjëherë para vendimit të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë për çmimet me pakicë të derivateve të naftës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

13.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026