MAQEDONIA

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që BE-ja, ndërsa mundësisht edhe NATO-ja, të përfshihen në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me arsyetimin se argumentet e të dyja palëve duhet të dëgjohen në mënyrë objektive. Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që BE-ja, ndërsa mundësisht edhe NATO-ja, të përfshihen në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me arsyetimin se argumentet e të dyja palëve duhet të dëgjohen në mënyrë objektive.
Mickoski tha se këtë çështje pritet ta diskutojë edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila të premten vjen në Shkup. Sipas tij, bisedimet dypalëshe me Sofjen deri tani nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara.
Ai tha se Shkupi është i gatshëm për dialog dhe se, nëse argumentet e palës maqedonase nuk qëndrojnë, është i gatshëm të dëgjojë dhe pranojë argumentet e tjera.
Mickoski konfirmoi gjithashtu se nuk ka komunikim me presidentin bullgar Rumen Radev.
Sa i përket raportimeve të “Politico” se BE-ja po përgatit udhërrëfyes të rinj për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, Mickoski tha se nuk ka informacion që Maqedonia e Veriut është përjashtuar dhe se pret sqarime nga Brukseli.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026