MAQEDONIA

Mickoski niset për SHBA, takime në Senat, Kongres dhe Departamentin e Shtetit

Kosova.Today ·

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një delegacion qeveritar. Gjatë qëndrimit në Uashington, Mickoski pritet të zhvillojë takime në Senat, Kongres dhe Departamentin...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një delegacion qeveritar.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Mickoski pritet të zhvillojë takime në Senat, Kongres dhe Departamentin e Shtetit, si dhe me përfaqësues të institucionit financiar DFC, zyrtarë dhe organizata të njohura think-tank.

Mickoski do të udhëtojë edhe në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë të vendeve të ndryshme.

Ai tha se janë planifikuar takime me vende të rajonit dhe të Gjirit, ndërsa për momentin nuk është paraparë takim me delegacionin bullgar.

Sa i përket takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, që zakonisht organizohet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mickoski tha se qëndrimet e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese dhe garancitë nuk ndryshojnë në mënyrë të menjëhershme.

Ai theksoi se Qeveria ndjek një politikë të qartë dhe strategjike, duke synuar garanci afatgjata dhe duke shmangur, siç tha, “hapat e shfaqjes” në politikën e jashtme.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026