MAQEDONIA

Mickoski sqaron: Teoria e jurisprudencës në shqip, praktika në maqedonisht

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski ka sqaruar edhe njëherë se Qeveria mbetet në modelin e propozuar mbi zgjidhjen e provimit të jurisprudencës, të cilin studentët shqiptar e kërkojnë në gjuhën shqipe. Sipas tij, provim të jurisprudencës 100...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka sqaruar edhe njëherë se Qeveria mbetet në modelin e propozuar mbi zgjidhjen e provimit të jurisprudencës, të cilin studentët shqiptar e kërkojnë në gjuhën shqipe. Sipas tij, provim të jurisprudencës 100 për qind në gjuhën shqipe nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë.

“E para nuk do të ketë as kërkesë dhe as zgjidhje përmes së cilës provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Zgjidhja që do t’i ofrohet Qeverisë në seancë përmban dy pjesë: pjesa e parë thotë se studentët do të kenë mundësi që pjesën e cila lidhet me studimet e tyre deridiplomike në gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase që nënkupton në shqip, turqisht dhe anglisht, të testohen në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Në pjesë ku stimulohet procesi gjyqësor në pjesën e procedurës penale dhe procedurës civile do të jetë në përputhje me linjën maqedonase dhe kjo nënkupton se sistemi gjyqësor mbetet në linjën e gjuhës maqedonase sepse ajo lidhet me sundimin e ligjit dhe jo me të drejta të tjera ose veprime politike që ndërlidhen me atë. Në këtë drejtim i rrumbullakoj të gjitha zhvillimet dhe si Qeveri nuk kemi asnjë qëndrim ndryshe nga ky. “Lidhur me paralajmërimet e ZNAM?” Mendoj se në këtë qëndrim e dhashë edhe atë përgjigje”, deklaroi Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut./Alsat.mk


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

09.11.2026

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026