MAQEDONIA

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të qartë se provimi i jurisprudencës nuk do të mund të jepet tërësisht në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar një zgjidhje që parasheh ndarjen e tij në dy pjesë. Sipas Mickoskit, kandidatët do të mund...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të qartë se provimi i jurisprudencës nuk do të mund të jepet tërësisht në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar një zgjidhje që parasheh ndarjen e tij në dy pjesë.

Sipas Mickoskit, kandidatët do të mund ta japin pjesën e provimit që lidhet me studimet universitare në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë, përfshirë shqipen, turqishten dhe anglishten.

Megjithatë, pjesa që përfshin simulimin e procesit gjyqësor, përkatësisht procedurat penale dhe civile, do të zhvillohet detyrimisht në gjuhën maqedonase.

Kryeministri theksoi se qëndrimi i Qeverisë është që maqedonishtja të mbetet gjuhë e përbashkët në sistemin gjyqësor, duke argumentuar se kjo lidhet me sundimin e ligjit dhe jo me çështje politike.

Propozimi pritet të shqyrtohet në një nga mbledhjet e Qeverisë.

The post Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Ish-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtë

07.11.2026

Forumi për Ndryshime në Arsim padit MASH-in për shkak se nuk e ka rritur pagesën e shujtës studentore

07.11.2026

Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë e mbushur me mbeturina

08.11.2026