JETA

‘As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë’ – Gjini reagon edhe në Facebook

Kosova.Today ·

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas konferencës për medie që mbajti, sonte ka bërë edhe një reagim tjetër për situatën politike në vend në rrjetin e tij social në Facebook. Por postimi i tij duket së është më i shkurtër i cili i referohet...

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas konferencës për medie që mbajti, sonte ka bërë edhe një reagim tjetër për situatën politike në vend në rrjetin e tij social në Facebook.

Por postimi i tij duket së është më i shkurtër i cili i referohet situatës së sotme që ka ndodhur në Kuvend, ku pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kreut të VV-së, Albin Kurtin është ndërpre seanca duke pamundësuar kështu konstituimin e Kuvendit.

Ai në një postim në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar:

“As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë;

As një milion vota nuk e shndërrojnë të mbrapshtën në të mbarë;

As një milion vota nuk e shndërrojnë ligësinë në mirësi;

As njëqind milionë vota nuk e bëjnë marrëzinë urtësi.

Rroftë Kosova e pavarur dhe demokratike!” /GAZETA10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026