BOTA

SHBA-ja u heq miliona dollarë ndihmë ushtarake Evropës e Lindjes së Mesme, preket edhe Ballkani Perëndimor

Kosova.Today ·

Administrata Trump po heq dhjetëra miliona dollarë nga ndihma ushtarake e SHBA-së për vendet në Evropë dhe Lindjen e Mesme, për t’i përdorur ato për t’i mbështetur qeveritë me orientim konservator në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Departamenti...

Administrata Trump po heq dhjetëra miliona dollarë nga ndihma ushtarake e SHBA-së për vendet në Evropë dhe Lindjen e Mesme, për t’i përdorur ato për t’i mbështetur qeveritë me orientim konservator në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Departamenti i Shtetit të martën njoftoi Kongresin se do të rialokojë 52 milionë dollarë nga fondet për financimin e ushtrive të huaja, te destinuara fillimisht për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun, dhe do t’ua transferojë ato Panamasë, Perusë, Ekuadorit dhe Kolumbisë, raportoi AP.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, javën e kaluar vizitoi Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë dhe u premtoi mbështetje shtesë. Është një prej lëvizjeve të fundit të administratës në reduktimin e fondeve ose zhvendosjes së trupave në Evropë pas ankesave të presidentit Donald Trump për aleatët e NATO-s se nuk po shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje dhe çështje të tjera. Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia janë anëtare të NATO-s.

Rialokimi i fondeve nuk e eliminon financimin e ushtrive të huaja për Tunizinë, Irakun, Maqedoninë e Veriut apo Sllovakinë, edhe pse sasia e saktë e mbetur për këto shtete nuk është e qartë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mercedes pezullon investimet në fabrikat në Gjermani

13.11.2026

Numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Kongo tejkaloi 11 mijë

11.11.2026

E frikshme! Ndërtesa 130 metra e lartë shembet brenda pak sekondash në Gjermani (VIDEO)

10.11.2026

Nga vjedhja e parave në banka tek “fikja” e internetit për disa muaj: Çfarë do të ndodhë në të vërtetë më 17 nëntor

11.11.2026