MAQEDONIA

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Kosova.Today ·

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen në buxhetin e shtetit nga gjobat përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se bëhet fjalë për vlerësime fillestare dhe jo për shifra...

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen në buxhetin e shtetit nga gjobat përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se bëhet fjalë për vlerësime fillestare dhe jo për shifra përfundimtare, pasi viti ende nuk ka përfunduar.

“Prurjet e përgjithshme që pritet të hyjnë çdo vit në buxhetin e shtetit janë rreth 10 milionë euro. Këto nuk janë shifra të përcaktuara saktësisht. Viti nuk ka përfunduar ende, por bazuar në dinamikën aktuale, pritjet janë që shuma të jetë rreth 10 milionë euro”, deklaroi Toshkovski. Nga këto mjete, 25 për qind, përkatësisht rreth 2,5 milionë euro, janë të destinuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe do të riinvestohen në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të sistemit “Qyteti i Sigurt”.

“Pikërisht 25 për qind janë të destinuara për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto mjete do të riinvestohen në gjithçka që lidhet me zbatimin dhe avancimin e sistemit ‘Qyteti i Sigurt’”, tha ministri. Toshkovski theksoi se qëllimi kryesor i projektit nuk është mbushja e buxhetit me para nga gjobat, por rritja e sigurisë në komunikacion.

“Po e përsëris për të miliardën herë, qëllimi i këtij projekti nuk është mbushja e buxhetit të shtetit”, deklaroi Toshkovski.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti pret në takim ambasadorin e ri turk në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktash

10.11.2026

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

09.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

10.11.2026