MAQEDONIA

Ministri Ferati dhe ambasadorja Axinte diskutojnë të drejtat e bashkësive dhe ruajtjen e kulturës vllehe

Kosova.Today ·

Ministri Agon Ferati dhe Ambasadorja e Rumanisë, Adela Monica Axinte diskutuan gjatë një takimi miqësor avancimin e bashkëpunimit bilateral në raport me mbrojtjen e të drejtave të të gjitha bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut si...

Ministri Agon Ferati dhe Ambasadorja e Rumanisë, Adela Monica Axinte diskutuan gjatë një takimi miqësor avancimin e bashkëpunimit bilateral në raport me mbrojtjen e të drejtave të të gjitha bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe ruajtjen e traditave, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së bashkësisë vllehe në vend. Bashkëbiseduesit i vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndër vite si dhe partneritetin e dy vendeve mike dhe aleate në Aleancën Veri-Atlantike si dhe gatishmërinë e Rumanisë për ta ndarë përvojën e saj të përafrimit me Bashkimin Evropian.

Ministri Ferati e njoftoi ambasadoren Axinte për punën e ministrisë, ndërtimin e mirëbesimit, promovimin e vlerave dhe të bashkëpunimit e të aktiviteteve të ndryshme, veçanërisht me të rinjtë. Ai theksoi se, edhe pse ka marrë udhëheqjen e ministrisë vetëm para tre muajsh, është shënuar përparim i dukshëm në disa fusha, përfshirë edhe në bashkëpunimin me mediat me qëllim uljen e tensioneve dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes.

Ambasadorja e Rumanisë shprehu kënaqësinë për punën e ministrisë, por edhe brengosje për numrin e ulët të nxënësve të bashkësisë vllehe që ndjekin mësim në gjuhën e tyre amtare edhe për shkak të numrit të vogël të mësimdhënësve. Ministri e siguroi ambasadoren se do të mirëpresë propozime nga ambasada e Rumanisë, bashkësia vllehe, si dhe nga shoqëria civile me qëllim inkurajimin e fëmijëve vllehë për ta mësuar gjuhën amëtare dhe për të promovuar kulturën dhe traditat e kësaj bashkësie etnike.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

13.11.2026

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptarë

12.11.2026