SHQIPERIA

Mjekët i bashkohen protestës, Ermal Pashaj: Dënojmë dhunën e studentëve, protestuesit të shmangin veprimet e rrezikshme

Kosova.Today ·

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë janë mbledhur këtë të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete. Në një deklaratë për mediat, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj ka folur për ndërhyrjen e policisë...

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë janë mbledhur këtë të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete.

Në një deklaratë për mediat, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj ka folur për ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve dhe pedagogëve që protestojnë, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe e protestës paqësore kërkon vëmendje të veçantë dhe angazhim të vazhdueshëm.

Ai u bën thirrje protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës dhe të mbrojnë njëri tjetrin duke shmangur veprimet që rrezikojnë jetën.

“Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjek, stomatologë, farmacitë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin dhe lehtësuar vuajtjen na ngarkon me përgjegjësinë të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dhunës ndaj të rinjve dhe cenimit të së drejtës së tyre për protestë paqësore. Arsimimi cilësor, mundësitë e ndershme dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve. Në kushtet e krijuara për mbrojtjen e jetës, kërkojmë veprime konkrete të menjëhershme. Ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si akt të marrjes si përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj dhe krijimin e një qeverie tranzitore me përbërje teknike që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë. Funksionimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit qytetar dhe respektimin e vullnetit të tyre. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.”, tha Ermal Pashaj.

The post Mjekët i bashkohen protestës, Ermal Pashaj: Dënojmë dhunën e studentëve, protestuesit të shmangin veprimet e rrezikshme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

14.11.2026

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14.11.2026

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026