JETA

Me moton “Jo në emrin tim” sot protestohet në Berlin

Kosova.Today ·

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te...

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.

Protesta nga diaspora është mbajtu dje edhe në Munih të Gjermanisë.

Gjithashtu sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00. Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026