MAQEDONIA

Muhamed Elmazi: Nënshkrova lejen për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë. Përmes një statusi, Elmazi bëri të ditur se vendimin e nënshkroi pas takimit me drejtorin...

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë.

Përmes një statusi, Elmazi bëri të ditur se vendimin e nënshkroi pas takimit me drejtorin e Medresesë, Islam Islami, duke theksuar se salla e re do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira.

“Krahas dijes dhe edukimit shpirtëror, të rinjtë tanë meritojnë hapësira ku mund të zhvillojnë aftësitë fizike, të kultivojnë disiplinën dhe të ndërtojnë një të ardhme të shëndetshme”, ka shkruar Elmazi.

Ai ka theksuar se Komuna e Sarajit do të vazhdojë të mbështesë projekte që përmirësojnë kushtet për rininë dhe sjellin përfitime për komunitetin.

The post Muhamed Elmazi: Nënshkrova lejen për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

13.11.2026

Kasami: Në zgjedhjet e rregullta e fitojmë bindshëm BDI-në

12.11.2026

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026