SPORTI

Sa do të mungojë Gavi? Barça del me njoftim për gjendjen e mesfushorit të lënduar

Kosova.Today ·

Lajme të mira në kampin e Barcelonës sa i përket gjendjes së Gavit. Mesfushori spanjoll u largua nga fusha në ndeshjen e djeshme ndaj Elches, pasi ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë, duke shkaktuar shqetësim te stafi katalanas. Megjithatë, kontrollet...

Lajme të mira në kampin e Barcelonës sa i përket gjendjes së Gavit.

Mesfushori spanjoll u largua nga fusha në ndeshjen e djeshme ndaj Elches, pasi ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë, duke shkaktuar shqetësim te stafi katalanas.

Megjithatë, kontrollet mjekësore të kryera në mëngjesin e sotëm kanë përjashtuar probleme më serioze, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Barcelona ka bërë të ditur se lojtari e ka pësuar vetëm një goditje në gjurin e djathtë.

Pra, nuk ka asnjë lëndim të rëndë dhe Gavi pritet të rikthehet së shpejti në stërvitje me skuadrën.

Ky është një lajm veçanërisht pozitiv për trajnerin Hansi Flick, i cili mund të marrë frymë i lehtësuar pas frikës së parë që e shkaktoi dëmtimi.

Koha e saktë e rikthimit do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim, por mungesa e mesfushorit pritet të jetë e shkurtër.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zlatan Ibrahimovic më në fund e zbulon se cilin klub e ka në zemër

15.11.2026

Publikohet formacioni i Zvicrës, Xhaka mungon për shkak të lëndimit

13.11.2026

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

13.11.2026

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse nuk e zgjidhni Kosovën, zgjidheni Shqipërinë – Kosova me talentë të shumtë, por pa rezultatet e pritura

16.11.2026