SPORTI

Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve

Kosova.Today ·

  Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e zhbllokoi sfidën ndaj Lyonit në minutën e 24-t, duke i dhënë Fenerbahçes epërsinë 1:0. Vetëm katër minuta më vonë, turqit realizuan edhe golin e dytë përmes Brown, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm....

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e zhbllokoi sfidën ndaj Lyonit në minutën e 24-t, duke i dhënë Fenerbahçes epërsinë 1:0.

Vetëm katër minuta më vonë, turqit realizuan edhe golin e dytë përmes Brown, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm.

Lyoni reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin në 1:2 me Fofanan në minutën e 61-të. Francezët provuan të barazonin deri në fund, por dy gola të tyre u anuluan për pozicion jashtë loje.

Goli i Opendas në minutën e 64-t dhe ai i Boudache në minutën e 71-t nuk u akorduan, duke i dhënë fund shpresave të Lyonit.

Me këtë fitore, Fenerbahçe siguron pjesëmarrjen në fazën e ligës së Champions League, ndërsa Lyoni do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës.

Për Muriqin, kjo ishte një tjetër paraqitje e rëndësishme në një mbrëmje të madhe evropiane, me sulmuesin kosovar që hapi rrugën drejt kualifikimit të Fenerbahçes në elitën e futbollit evropian.

The post Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb

13.11.2026

Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztën në Zagreb

14.11.2026

Një aeroplan privat ishte gati për të, por Muriqi e refuzoi PSG-në, Igli Tare zbulon prapaskenat e çmendura

14.11.2026

Publikohet formacioni i Zvicrës, Xhaka mungon për shkak të lëndimit

13.11.2026