JETA

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Kosova.Today ·

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për faktorët ndërkombëtarë. Musliu tha se pret që më 16 shtator të ketë...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për faktorët ndërkombëtarë.

Musliu tha se pret që më 16 shtator të ketë vendim për lirimin e tyre, duke theksuar se çdo vendim tjetër, sipas saj, do të sillte pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore.

“Çdo vendim tjetër përveç lirimit pa asnjë kusht të pafajshëm ka me pasë pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore. Jo vetëm për Kosovën, por edhe për ndërkombëtarët”, tha Musliu në KlanKosova.

Ajo deklaroi se në rast të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, edhe NATO-ja do të vihej përballë përgjegjësisë për mbështetjen që i kishte dhënë luftës së Kosovës.

“Në fund të ditës edhe NATO ka me dhënë përgjegjësi pse e ka përkrahur një organizatë të tillë dhe një shtet të tillë”, deklaroi Musliu.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

16.11.2026

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026