SHQIPERIA

Rama sot ndërroi strategji për dialogun, karriget i zëvendëson me “gurë” (VIDEO)

Kosova.Today ·

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget...

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”.

Zhvillimi vjen në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, ndërsa studentët, gjimnazistët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ata thyen karriget e vendosura përpara godinës dhe i hodhën drejt hyrjes së saj, duke përsëritur se nuk pranojnë të negociojnë me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, pedagogët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesës për largimin e Ramës./Balkanweb.com


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë

14.11.2026

Përplasja për strehimin social, opozita: Propagandë elektorale çmimi është tre herë më i lartë, Ibrahimaj: Duam të fusim instrumente të reja

13.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026