MAQEDONIA

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Kosova.Today ·

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06 % në raport me vendimin e datës 21.9.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 4,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,196 den/kg dhe tani do të jetë 49,882 den/kg.

Në vendimin e KRrE-së është zbatuar vendimi i Qeverisë për shumën e ulur të TVSh-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-EV) në shumë prej 10% dhe vendimi për shumën e ulur të akcizës prej 4,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe për EURODIZELIN (D-Е V).

Nga data 29.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 100,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 102,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 111,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,882 (denarë/kilogram).

The post Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026