MAQEDONIA

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa për vendimin e Hagës: UÇK mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri

Kosova.Today ·

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Musa ka theksuar se liria e Kosovës është e lidhur me sakrificën, kujtesën...

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Musa ka theksuar se liria e Kosovës është e lidhur me sakrificën, kujtesën dhe historinë e popullit shqiptar.

“Për shqiptarët që e nderojnë luftën për çlirimin e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri”, ka shkruar Musa.

Ajo ka përmendur veçmas Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, duke theksuar se emrat e tyre janë pjesë e historisë së asaj periudhe dhe, siç shprehet ajo, për shumë shqiptarë mbeten të lidhur me idealin e çlirimit.

“Asnjë vendim nuk e ndryshon kujtesën e një populli”, ka theksuar Musa.

Reagimin e saj ajo e ka përmbyllur me mesazhin: “LIRIA KA EMËR.”

The post Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa për vendimin e Hagës: UÇK mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026