MAQEDONIA

15 DITË NGROHJE FALAS, në Çair! Hapet gara për “Ndërtesën e Gjelbër” – ja kush mund të aplikojë

Kosova.Today ·

Energy Ecolink ka hapur thirrjen për iniciativën “Ndërtesa e Gjelbër”, një program pilot për objektet banesore që dëshirojnë të lidhen me sistemin modern të ngrohjes qendrore, përcjell TV21. Sipas njoftimit të kompanisë, ndërtesat e paraqitura...

Energy Ecolink ka hapur thirrjen për iniciativën “Ndërtesa e Gjelbër”, një program pilot për objektet banesore që dëshirojnë të lidhen me sistemin modern të ngrohjes qendrore, përcjell TV21. Sipas njoftimit të kompanisë, ndërtesat e paraqitura do t’i nënshtrohen një vlerësimi teknik dhe operativ. Objekti që do t’i plotësojë më së miri kriteret do të përfshihet në një periudhë testuese 15-ditore të ngrohjes gjatë muajit nëntor, pa kompensim.

Për të aplikuar, ndërtesa duhet t’i plotësojë këto kushte: Të sigurohet pëlqimi i së paku 51% të pronarëve të apartamenteve;
Të ketë nënstacion funksional të ngrohjes;
Instalimi i brendshëm të jetë i përfunduar dhe funksional;
Nënstacioni të mos ketë detyrime të papaguara për energjinë elektrike.
Banorët fillimisht duhet t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme, ndërsa lista mund të dorëzohet fizikisht në ambientet e Energy Ecolink ose në formë të skanuar përmes postës elektronike.

Aplikimet janë të hapura nga 1 deri më 30 shtator.

Për më shumë informacione:

E-mail: info@energyecolink.mk
Telefon: +389 2 2636 156


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026