JETA

Nisin problemet te Man City, e humb yllin e skuadrës për disa muaj shkaku i lëndimit

Kosova.Today ·

Manchester City ka marrë një lajm të keq, pasi sulmuesi Antoine Semenyo pritet të mungojë për rreth tetë javë për shkak të një lëndimi, ka konfirmuar trajneri Enzo Maresca. Sulmuesi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore pas një goditjeje të marrë...

Manchester City ka marrë një lajm të keq, pasi sulmuesi Antoine Semenyo pritet të mungojë për rreth tetë javë për shkak të një lëndimi, ka konfirmuar trajneri Enzo Maresca.

Sulmuesi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore pas një goditjeje të marrë së fundmi, ndërsa rezultatet përjashtuan mundësinë e një dëmtimi edhe më të rëndë.

“Semenyo do të mungojë për rreth tetë javë. Pas ekzaminimit të djeshëm, ndihemi më të qetë. Kur të rikthehet në dhjetor, do të jetë sikur të kemi një lojtar të ri”.

Ndërkohë, te Manchester City janë në pritje të lajmeve për gjendjen fizike të Erling Haalandit, i cili rrezikon të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj AEK Athensit, që zhvillohet të martën mbrëma.

Maresca bëri të ditur se Phil Foden mund të jetë një alternativë për pozitën e sulmuesit, në rast se norvegjezi nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim.

Semenyo ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në shtatë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026