SHQIPERIA

Rama nxjerr me foto, lexon listën: Këta nuk janë studentë, janë me precedent kriminal

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur këtë të premte një listë me personat e arrestuar gjatë protestave, duke këmbëngulur se ata nuk janë studentë dhe nuk përfaqësojnë këtë kategori. Gjatë deklaratës për mediat, Rama shfaqi fotografitë e personave...

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur këtë të premte një listë me personat e arrestuar gjatë protestave, duke këmbëngulur se ata nuk janë studentë dhe nuk përfaqësojnë këtë kategori.

Gjatë deklaratës për mediat, Rama shfaqi fotografitë e personave me sytë e mbuluar dhe identitetet e tyre të paraqitura me iniciale. Krahas tyre, ai renditi akuzat për të cilat po hetohen, si dhe precedentët e mëparshëm penalë që, sipas tij, rezultojnë në dosjet e tyre.

Kryeministri pretendoi se këta persona janë përdorur për të ushtruar dhunë gjatë protestës, ndërsa gjatë leximit të të dhënave përmendi edhe raste të dënimeve të mëparshme me burg për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat dhe bojkoti i studentëve vijojnë, ndërsa qëndrimi i Ramës synon të ndajë protestuesit studentë nga personat që ai i lidh me aktet e dhunës.

The post Rama nxjerr me foto, lexon listën: Këta nuk janë studentë, janë me precedent kriminal appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tjetërsuan pronën e një personi, gjykata cakton masë “Arrest me burg” për 3 zyrtarët e Kadastrës Fier dhe noteres

13.11.2026

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

13.11.2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026