KOSOVA

Oficerët e FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova.Today ·

Oficerët e FSK-së përfundojnë me sukses Kursin e Avancuar të Komandës në Mbretërinë e Bashkuar Me major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, oficerë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar...

Oficerët e FSK-së përfundojnë me sukses Kursin e Avancuar të Komandës në Mbretërinë e Bashkuar

Me major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, oficerë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham.

Gjatë këtij programi, oficerët kanë marrë edhe titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër. Kursi i Avancuar i Komandës dhe Shtabit synon edukimin e udhëheqësve ushtarakë për detyra komanduese dhe shtabore të nivelit strategjik dhe operacional.

Programi përgatit oficerët për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake komplekse, bashkëpunimin me agjenci qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe aplikimin efektiv të instrumenteve të fuqisë kombëtare në ruajtje të paqes dhe sigurisë globale.

Në këtë kurs kanë marrë pjesë mbi 240 pjesëmarrës nga Britania e Madhe dhe nga 47 shtete të tjera nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrja dhe diplomimi i oficerëve tanë në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ndërtuar një ushtri moderne dhe të përgatitur sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Me pak fjalë

Oficerët e FSK-së, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë edhe titullin Master në Studimet e Mbrojtjes.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

15.11.2026