KOSOVA

Organizohet transporti nga qytetet e Kosovës për protestën “Jo në emrin tim”

Kosova.Today ·

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë. Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në...

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.

Sipas njoftimit të platformës, janë organizuar nisje me autobusë nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, me orare të përcaktuara për secilin qytet.

Nisje të organizuara do të ketë nga Prizreni, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Vushtrria, Malisheva, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Drenasi, Skenderaj, Klina, Rahoveci, Lipjani, si dhe nga qytete e fshatra të tjera.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë të Istogut – çfarë do të ndodhë?

15.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026