JETA

Osmani për Euronews: Haga përpjekje për ta ndryshuar historinë

Kosova.Today ·

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në procesin e Hagës ka pasur shkelje të rënda. Në një intervistë për Euronews, Osmani u shpreh se ka pasur rastin të shohë dokumente nga Avokati i Popullit dhe organizatat ndërkombëtare, që dëshmojnë...

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në procesin e Hagës ka pasur shkelje të rënda.

Në një intervistë për Euronews, Osmani u shpreh se ka pasur rastin të shohë dokumente nga Avokati i Popullit dhe organizatat ndërkombëtare, që dëshmojnë këtë gjë.

“Jo, nuk duket aspak si një gjyq i drejtë, mjafton të lexosh deklaratën e prokurorit. Përpara se të fillonin diskutimet e tyre, për të parë se si ky ishte një synim i qartë për të rishikuar historinë, siç thashë kishin stigmatizuar të gjithë lëvizjen për liri dhe pavrësi.

Dhe pikërisht kështu ishte. Ishte një lëvizje për liri dhe pavarësi. Ishte një lëvizje për çlirimin e një populli të shtypur, i cili po kalonte gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, trupi prokurorial po i shfrytëzonte si argument reagimet e institucioneve të Kosovës, për të thënë se krerët e UÇK-së ende ushtronin ndikim mbi institucione.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026