JETA

Pacolli ua shkëput kontratat e punës nëntë zyrtarëve: Munguan vazhdimisht në punë

Kosova.Today ·

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, bën të ditur se janë shkëputur kontratat e punës për nëntë zyrtarë nga institucionet vartëse të ministrisë, për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës. Sipas...

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, bën të ditur se janë shkëputur kontratat e punës për nëntë zyrtarë nga institucionet vartëse të ministrisë, për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës.

Sipas Pacollit, vendimet përfshijnë shtatë zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) nga komuniteti serb, të cilët, sipas saj, njihen edhe si pjesëtarë të ish-“Mbrojtjes Civile”.

Ajo ka bërë të ditur se vendimet janë marrë bazuar në mungesën e vazhdueshme në punë dhe në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Me këto vendime, numri i përgjithshëm i kontratave të punës të shkëputura në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucioneve vartëse ka arritur në 29.

Sipas Pacollit, më herët janë shkëputur kontratat e punës për 20 zyrtarë të ministrisë, ndërsa tani edhe për nëntë zyrtarë të AMMK-së dhe AKK-së.

“Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse zyrtari publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, ka shkruar Pacolli.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

16.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026