JETA

Pamje dramatike: Avioni privat merr flakë pas uljes së rrezikshme në Libi

Kosova.Today ·

Një avion privat ka dalë nga pista dhe është përfshirë nga flakët gjatë një uljeje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës, në Libi. Bëhet fjalë për një Cessna Citation Latitude, i regjistruar me targën TC-AKF, i cili, sipas raportimeve,...

Një avion privat ka dalë nga pista dhe është përfshirë nga flakët gjatë një uljeje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës, në Libi.

Bëhet fjalë për një Cessna Citation Latitude, i regjistruar me targën TC-AKF, i cili, sipas raportimeve, ishte në pronësi të një biznesmeni miliarder.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ataturk i Stambollit rreth orës 05:45 me kohën lokale, pa pasagjerë në bord. Ai po fluturonte drejt Misratës për të marrë pasagjer, përcjell ORAinfo

Gjatë uljes, avioni doli nga pista dhe më pas shpërtheu në flakë.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe arritën të nxirrnin nga avioni dy pilotët dhe një pjesëtar të ekuipazhit të kabinës.

Të tre personat raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Pas incidentit, Ministria e Transportit e Libisë njoftoi pezullimin e fluturimeve në aeroport, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Nuk raportohet për pasagjerë të lënduar, pasi avioni ishte duke udhëtuar pa pasagjerë në momentin e incidentit. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Rriten infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në Zvicër, mjekët regjistrojnë 48 për qind më shumë vizita

16.11.2026