JETA

Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Do t’u ndalohet qasja në hotele, aeroporte e mjete transporti

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës. Gjatë një takimi me drejtuesit...

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi qeveria do të nxjerrë shumë shpejt paketën e masave siç kanë bërë vende të tjera ku synohet edhe ngritja e një regjistri për njerëzit e dhunshëm të cilëve do t’u mohohen aksesi në hotele dhe aeroporte.

“Do nxjerrim një orë e më parë paketën e masave dhe do bëjmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë, do t’i ndjekim këmba-këmbës ata që rrinë me kapuçë. Do të shkojë fatura në familje për çdo gjë që bën një i mitur, e bëri Italia e Franca dhe do ta bëjmë edhe ne. Do të vendosim në një regjistër të veçantë të dhunshmit. Do t’u mbyllim shumë aksese në mjetet e transportit, aeroporte, hotele.

Do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën edhe me vendet e BE për t’u ndaluar aksesin të udhëtojnë. Dhuna nuk ka vend në Shqipëri. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi i argumenteve, rrugët e reja që na shërbyen në protestën e jashtëzakonshme në 2018-ën, që ishin studentë e pedagogë. Jo si këta që para se të jenë pedagogë, janë flamurtarë partie dhe thyejnë karriget te kryeministria”, u shpreh Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026