JETA

Parlamenti Zviceran do të rishikojë vendimet për azil të refugjatëve sirianë

Kosova.Today ·

Këshilli Kombëtar ose Dhoma e Madhe e Parlamentit të Zvicrës dëshiron që vendimet ekzistuese për azil për sirianët të rishikohen. Ai miratoi një mocion lidhur me këtë temë, të sjellë nga grupi parlamentar i FDP-së, transmeton albinfo.ch. Grupi...

Këshilli Kombëtar ose Dhoma e Madhe e Parlamentit të Zvicrës dëshiron që vendimet ekzistuese për azil për sirianët të rishikohen.

Ai miratoi një mocion lidhur me këtë temë, të sjellë nga grupi parlamentar i FDP-së, transmeton albinfo.ch. Grupi argumenton se situata në Siri ka ndryshuar me ndryshimin e regjimit pothuajse dy vjet më parë.

Mocioni thotë se dhënia e statusit të azilit varet nga një arsye e vlefshme për mbrojtje, shkruan srf.ch. Nëse kjo arsye pushon së ekzistuari, vendimet duhet të rishikohen.

Një sistem funksional i azilit kërkon qartësi dhe qëndrueshmëri ligjore.

Këshilli Federal më parë kishte kërkuar një rishikim të vendimeve ekzistuese për azil për sirianët. Tani është radha e Dhomës s ë Kantoneve për ta shqyrtuar çështjen.

The post Parlamenti Zviceran do të rishikojë vendimet për azil të refugjatëve sirianë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026