MAQEDONIA

Sali: Ka përpjekje për miratimin e Kodit Zgjedhor

Kosova.Today ·

Miratimi i Kodit zgjedhor nga ana e të gjitha partive politike ende është në fazë të negociatave. Pas ndryshimit në Ministrinë e Drejtësisë, ka përpjekje për miratimin e këtij ligji, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje...

Miratimi i Kodit zgjedhor nga ana e të gjitha partive politike ende është në fazë të negociatave. Pas ndryshimit në Ministrinë e Drejtësisë, ka përpjekje për miratimin e këtij ligji, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, i cili sot iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve me temë integrimi evropian dhe reformat për vendin tonë.

“Ju e dini, ky ligj u pranua njëzëri nga disa faktorë politikë, të them partitë politike, të cilat janë pjesë e Kuvendit, por në momentin e fundit dy parti politike u tërhoqën, nuk i mbështetën këto ndryshime. Pas ndryshimit në Ministrinë e Drejtësisë, tashmë ka përpjekje për të miratuar këtë ligj, mirëpo është ende në fazën e negociatave”, tha Sali.

I pyetur nëse po punohet edhe për Kodin Penal, zëvendës kryeministri Sali u përgjigj pozitivisht dhe tha se edhe ministri i ri i Drejtësisë është i përkushtuar edhe ndaj kësaj.

“Ministri i ri është i përkushtuar edhe ndaj Kodit Penal, kështu që besoj se këto janë ligje që kërkojnë konsensus dhe mbështetje më të gjerë nga më shumë nivele. Ministri po punon dhe shpresoj se do të ketë sukses në realizimin e qëllimit përfundimtar”, theksoi Sali para fillimit të takimit ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve kompetentë për integrimin evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe nga Komisioni Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026