KOSOVA

Personi që ndërroi jetë në QKUK ishte i paraburgosur në Dyz, SHKK jep detaje

Kosova.Today ·

Personi për vdekjen e të cilit u raportua mbrëmë pas dërgimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ishte i paraburgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë. Lidhur me rastin, fillimisht ishte raportuar se një person kishte shfaqur probleme...

Personi për vdekjen e të cilit u raportua mbrëmë pas dërgimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ishte i paraburgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Lidhur me rastin, fillimisht ishte raportuar se një person kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe, pasi ishte dërguar në QKUK, kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion, ndërsa rasti ishte raportuar nën hetime.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë dhënë detaje të reja për rastin. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për të paraburgosurin me inicialet K.K., i cili ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 23:20 në Klinikën e Emergjencës të QKUK-së.

Një person ndërron jetë pas dërgimit në QKUK, nisin hetimet

Sipas SHKK-së, K.K. gjatë ditës kishte shfaqur çrregullime gastrointestinale dhe gjendje të theksuar molisjeje. Ai ishte trajtuar nga personeli shëndetësor, por gjendja e tij nuk kishte shënuar përmirësim.

Për shkak të nevojës për konsultim specialistik, mjeku kujdestar kishte kërkuar që ai të dërgohej për trajtim dhe vlerësim të mëtejmë. Fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ndërsa rreth orës 18:00 ishte transferuar në QKUK.

Pas pranimit në QKUK, sipas SHKK-së, kanë filluar menjëherë procedurat diagnostikuese dhe trajtimi nga stafi mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, gjendja e tij nuk është përmirësuar dhe ai ka ndërruar jetë rreth orës 23:20.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat përkatëse ligjore, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë dhe verifikojë shkakun e vdekjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026