JETA

Përvjetori i Kushtetueses mbledh në një tryezë Sejdiun, Jahjagën, Osmanin dhe Shiroka-Pulën

Kosova.Today ·

Ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe presidentja aktuale e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Fotografitë...

Ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe presidentja aktuale e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të Gjykatës Kushtetuese.

Fotografitë e publikuara nga Demos shfaqin katër personalitetet në të njëjtën tryezë.

22 tetori shënon një datë historike për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi pikërisht më 22 tetor 2009 ky institucion u themelua dhe filloi zyrtarisht punën. Çdo vit në këtë datë shënohet viti gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese përmes ceremonive solemne, të cilat mbledhin krerët më të lartë shtetërorë, përfaqësues diplomatikë dhe delegacione nga gjykatat kushtetuese të rajonit dhe Evropës.

Ky institucion funksionon si autoriteti më i lartë në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026