KOSOVA

Policia arreston personin që ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu në Prishtinë

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës arreston personin që ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Kukaj të Prishtinës, pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas njoftimit policor,...

Policia e Kosovës arreston personin që ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Kukaj të Prishtinës, pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 00:28, ku i dyshuari, dyshohet se ka shtënë me armë në ajër gjatë organizimit të ahengut.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 90 fishekë me gaz si dhe 146 gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e armës.

Me pak fjalë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu. Gjatë kontrollit janë gjetur një revole me gaz, 90 fishekë me gaz dhe 146 gëzhoja. Rasti po hetohet për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?

14.11.2026