SHQIPERIA

Policia kontrolle të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona e mbuluar nga gazi lotsjellës

Kosova.Today ·

Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Çdo automjet apo motor që ka kaluar në këtë aks, përfshirë edhe korrierët që kryejnë shërbime...

Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Çdo automjet apo motor që ka kaluar në këtë aks, përfshirë edhe korrierët që kryejnë shërbime , është ndaluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për shkak të dyshimeve se mund të transportojnë sende që mund të përdoren nga protestuesit.

Përmes kësaj rruge, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të gjejnë një itinerar alternativ për të mbërritur në destinacionin e tyre, pa qenë në dijeni të situatës aktuale në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka ndërhyrë edhe në zonën e Bllokut, duke mos lejuar vijimin e qarkullimit drejt Unazës së Vogël dhe rrugës së Elbasanit.

E gjithë zona vijon të jetë e mbuluar nga gazi lotsjellës, ndërsa protestuesit hedhin vazhdimisht rreze lazeri në drejtim të policisë. Në terren ndodhen gjithashtu dy autobotë, pranë ish-hotel “Dajtit”.

The post Policia kontrolle të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona e mbuluar nga gazi lotsjellës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

14.11.2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

14.11.2026

Tjetërsimi i pronës, gjykata cakton masën “Arrest me burg” për drejtorin e spitalit të Fierit, 2 zyrtarëve të Kadastrës dhe noteres

13.11.2026

Përplasja për strehimin social, opozita: Propagandë elektorale çmimi është tre herë më i lartë, Ibrahimaj: Duam të fusim instrumente të reja

13.11.2026