SHQIPERIA

Policia reagon pas incidentit në selinë e PD-së: Protestuesit e maskuar na sulmuan me molotovë, u përgjigjëm me gaz lotsjellës

Kosova.Today ·

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore,...

Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar është futur në ambientet e jashtme të godinës për t’i shpëtuar ndjekjes policore, duke vijuar sulmin ndaj efektivëve.

Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se punonjësit e saj janë sulmuar me molotovë nga persona që i cilëson si të dhunshëm dhe se, në përgjigje të sulmit, kanë përdorur gaz lotsjellës.

Sipas policisë, personat e përfshirë në incident janë futur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin ndjekjes dhe kapjes nga shërbimet e rendit.

Uniformat blu kanë hedhur poshtë pretendimet e tjera lidhur me ngjarjen, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dashakeqe.

“Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

The post Policia reagon pas incidentit në selinë e PD-së: Protestuesit e maskuar na sulmuan me molotovë, u përgjigjëm me gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tjetërsimi i pronës, gjykata cakton masën “Arrest me burg” për drejtorin e spitalit të Fierit, 2 zyrtarëve të Kadastrës dhe noteres

13.11.2026

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

13.11.2026

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026