MAQEDONIA

Polonia mbështet reformat në drejtësi, Shasivari: Synojmë një sistem modern dhe efikas

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi sot takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz M. Brimora, ku në fokus të bisedës ishin reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet...

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi sot takim me ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz M. Brimora, ku në fokus të bisedës ishin reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të Agjendës Reformuese, me fokus të veçantë në rritjen e pavarësisë, efikasitetit dhe funksionalitetit të gjyqësorit, si dhe në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Ministri Shasivari vlerësoi se partneriteti dhe mbështetja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Poloninë, kanë rëndësi të veçantë në procesin e avancimit të reformave dhe harmonizimit të sistemit të drejtësisë me standardet evropiane. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë mbetet një mundësi për shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e proceseve reformuese.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

15.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026