SHQIPERIA

Projeksioni, shqiptarët mund të marrin mandatin e dytë në Parlamentin serb

Kosova.Today ·

Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë, ndërsa Lista Studentore siguron shumicën absolute Sipas projeksionit...

Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë, ndërsa Lista Studentore siguron shumicën absolute

Sipas projeksionit Koalicioni Shqiptar ka marrë 0,8% të votave në nivel kombëtar, që përkthehet në dy mandate parlamentare.

Bazuar në renditjen e kandidatëve, dy mandatet i takojnë Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmetit nga Alternativa për Ndryshim (APN).

Koalicioni Shqiptar bashkoi tetë parti politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe konkurroi si listë e pakicës kombëtare. Për këtë arsye, nuk i nënshtrohet pragut të përgjithshëm zgjedhor prej 3%.

Në të njëjtin projeksion, Lista Studentore rezulton me 52% të votave dhe 139 mandate nga 250 vende në Parlament, ndërsa lista “Serbia e Bashkuar” e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 39,3% të votave dhe 104 mandate.

Ndarja e mandateve sipas projeksionit CeSID/Ipsos

Lista zgjedhoreVotatMandatetLista Studentore52,0%139Serbia e Bashkuar – Vuçiq39,3%104Hungarezët e Vojvodinës0,9%3Koalicioni Shqiptar0,8%2SDA e Sanxhakut0,4%1SDP – Rasim Ljajiq0,5%1Gjithsej250

Sipas projeksionit, jashtë Parlamentit mbetet lista “Faktori i Stabilitetit” e Ivica Daçiqit, me 2,3% të votave.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar më herët gjatë mbrëmjes humbjen në zgjedhje, duke deklaruar se të dhënat nga mostra e koalicionit të tij tregonin se kishte humbur përballë Listës Studentore.

Përfaqësimi i shqiptarëve me dy mandate do të shënonte një rritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kur partitë shqiptare garuan të ndara dhe Lugina e Preshevës kishte vetëm një deputet në Parlamentin e Serbisë.

Sipas Presheva.al, pjesëmarrja e lartë e votuesve në Luginë, ku vetëm në Preshevë deri në orën 19:00 kishin votuar mbi 37% e zgjedhësve, si dhe ardhja e votuesve nga Kosova gjatë pasdites, kanë ndikuar në rezultatin e koalicionit.

Rezultatet zyrtare dhe përfundimtare pritet të shpallen nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë.

The post Projeksioni, shqiptarët mund të marrin mandatin e dytë në Parlamentin serb appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu

14.11.2026

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026