KOSOVA

Prokuroria e Gjakovës: Bashkëshorti i dyshuar për vrasjen e gruas në Malishevë

Kosova.Today ·

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në Gjakovë, ku ka vdekur një grua dhe bashkëshorti i saj është plagosur. Sipas Prokurorisë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i cili poashtu ka pësuar...

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në Gjakovë, ku ka vdekur një grua dhe bashkëshorti i saj është plagosur.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i cili poashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

“Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi. Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante”, ka njoftuar Prokuroria.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

14.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026