JETA

U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”

Kosova.Today ·

Grac, 02.10.2026: Para bashkatdhetarëve tanë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri Zef Mazi prezantoi librin e tij ‘‘Kosova: Lufta e heshtur. Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)’’. Ishte ky një bashkëorganizim i Institutit...

Grac, 02.10.2026: Para bashkatdhetarëve tanë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri Zef Mazi prezantoi librin e tij ‘‘Kosova: Lufta e heshtur. Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)’’. Ishte ky një bashkëorganizim i Institutit Albanologjik në Grac, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’.

Libri trajton proceset diplomatike të viteve vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe zhvillimet që shoqëruan rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

Sipas përshkrimit zyrtar të veprës, autori sjell dokumente, dëshmi dhe analiza mbi diplomacinë e asaj periudhe, me fokus të veçantë te roli i Shqipërisë në çështjen e Kosovës, mundësitë e veprimit të një shteti të vogël përballë një krize të madhe ndërkombëtare dhe raporti ndërmjet politikës dhe së drejtës ndërkombëtare.

The post U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026