JETA

Protesta para Kuvendit: Lëndohet një zyrtar i Policisë

Kosova.Today ·

Lëndohet një polic nga mjetet piroteknike, hidhet edhe gaz lotsjellës para Kuvendit. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar nga mjetet piroteknike gjatë protestës që po zhvillohet para Kuvendit të Kosovës. Gjatë tensioneve mes protestuesve...

Lëndohet një polic nga mjetet piroteknike, hidhet edhe gaz lotsjellës para Kuvendit.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar nga mjetet piroteknike gjatë protestës që po zhvillohet para Kuvendit të Kosovës.

Gjatë tensioneve mes protestuesve dhe policisë është hedhur edhe gaz lotsjellës, ndërsa tymi ka hyrë edhe në objektin e Kuvendit.

Në ndërkohë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është mobilizuar në hyrjet e Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë bllokuar hyrjet e objektit.

Protesta po zhvillohet pas vendimit që Ligji për Dhomat e Specializuara të mos hidhet në votim në lexim të dytë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026