SHQIPERIA

Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

Kosova.Today ·

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së djeshme në Tiranë, ku u regjistruan përplasje me uniformat blu dhe dëmtime të godinave të institucioneve...

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së djeshme në Tiranë, ku u regjistruan përplasje me uniformat blu dhe dëmtime të godinave të institucioneve shtetërore.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë tubimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Si pasojë e sulmeve nga persona të maskuar, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan shtetasit: Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik Xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026

I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi

13.11.2026

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

14.11.2026

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

13.11.2026