MAQEDONIA

Sela flet për protestat në Shqipëri: Kërkesat duhet të shkruhen në letër

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar protestat e studentëve në Shqipëri, duke theksuar nevojën që kërkesat e tyre të paraqiten me shkrim dhe të ndiqen përmes dialogut. Sela u shpreh se...

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar protestat e studentëve në Shqipëri, duke theksuar nevojën që kërkesat e tyre të paraqiten me shkrim dhe të ndiqen përmes dialogut.

Sela u shpreh se zgjidhja duhet të kërkohet përmes tryezës së bisedimeve, ndërsa vlerësoi se protestuesit duhet të zgjedhin një delegacion përfaqësues, i cili do t’i përcillte kërkesat e tyre te kryeministri apo te përfaqësuesit përkatës të institucioneve.

“Unë jam për t’u gjetur tryeza në bisedime. Kur të thuhet që nuk u dëgjua zëri ynë, cili zë? Zëri i mikrofonave përpara ministrisë, sepse aty kishte shumë zëra, shumë kërkesa, sa nuk e di kushdo që të jetë se nga t’ia nisë dhe të fillojë. Por zë quhen gjërat e shkruara në letër, një delegacion që zgjidhet nga protestuesit dhe shkon kontakton me kryeministrin, ose me këdo qoftë. Domethënë, jashtë çdo tendence që dua të mbroj këta ose ata. Unë edhe njëherë po e përsëris, që nuk dua të keqkuptohem. Unë jam kundër dhunës”, deklaroi Sela.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

13.11.2026

Gjorgjievski: Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij

13.11.2026

Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip!

13.11.2026