SHQIPERIA

LIVE-Dita e 8-të e protestës, studentët dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë. Refuzohet ftesa e Ramës për dialog

Kosova.Today ·

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.  Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët kanë marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët...

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.

 Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët kanë marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.

“Pa dorëheqje nuk ka dialog” janë thirrjet e dëgjuara nga protestuesit e grumbulluar para godinës së qeverisë.

Teksa protesta në Tiranë viojnë, situata në qytetet e tjera mbetet e qetë dhe deri në këto momente nuk ka njoftime apo grumbullime për protesta.

Kujtojmë se një nga thirrjet kryesore të të rinjve është largimi i panegociueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë së tij.

The post LIVE-Dita e 8-të e protestës, studentët dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë. Refuzohet ftesa e Ramës për dialog appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026