SHQIPERIA

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

Kosova.Today ·

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, ku përgënjeshtron disa shkrime që pretendojnë se ai ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Braçe thekson se nuk i...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, ku përgënjeshtron disa shkrime që pretendojnë se ai ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Braçe thekson se nuk i ka përdorur kurrë votat e qytetarëve për pazare personale, ndërsa nënvizon se karriget nuk kanë qenë asnjëherë qëllimi i tij.

“Po tani, pesë ditë Braçe bën pazare me Ramën, merr Ministrinë e Bujqësisë, meqë e ke merak, dhe ikën nga Bashkia e Tiranës. Madje, një media e pashë në darkë që shkruante: ‘Qeni që leh nuk të ha, sidomos kur bëhesh ministër’. Po turp a ke? Turp të vijë! Çfarë do të thuash sot? Nuk di çfarë të them, por një gjë, të them të drejtën, dua t’ua them atyre 25 mijë votuesve në qarkun e Tiranës, atyre 19 mijë vetëve vetëm në Bashkinë e Tiranës. Nuk i kam përdorur kurrë për pazare personale mijëra votat që kam marrë që nga viti 1996 e këtej. Karriget nuk kanë qenë nevojë e imja, as nuk janë dhe as nuk do të jenë. Gjithmonë jam interesuar për punën dhe falenderoj shumë ata mijëra njerëz që ma kanë besuar këtë punë. Kaq. Tani hani pazaret tuaja, siç hani paratë e ca pisave, një pjesë edhe brenda PS-së, që ju paguajnë juve”, u shpreh Braçe.

The post “Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

13.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026