SHQIPERIA

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit

Kosova.Today ·

Këtë të shtunë do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më parë, protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, në këtë tubim pritet të marrin...

Këtë të shtunë do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më parë, protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë, në këtë tubim pritet të marrin pjesë të rinj, studentë, si dhe figura të artit dhe muzikës.

Një tjetër tubim i të rinjve do të mbahet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet që studentëve t’u bashkohen edhe pedagogët.

Sakaq, po këtë të shtunë, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 12:00, në shenjë solidariteti me studentët dhe të rinjtë.

The post Sot dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

1 orë përpara Asamblesë së PS, Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

14.11.2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026

Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

13.11.2026