Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po qëndrojnë në mënyrë paqësore. Rreth orës 17:00, të rinjtë janë grumbulluar përballë selisë së qeverisë, pas një marshimi disaorësh në...
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po qëndrojnë në mënyrë paqësore. Rreth orës 17:00, të rinjtë janë grumbulluar përballë selisë së qeverisë, pas një marshimi disaorësh në rrugët e kryeqytetit.
Protesta nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta. Më pas, ata nisën marshimin në disa prej rrugëve të Tiranës, duke vijuar drejt zonës së Zogut të Zi dhe më tej drejt Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, protestuesit morën koshat e mbeturinave që gjenin përgjatë rrugës dhe i vendosën në akset ku kalonin. Në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, ata i vunë flakën njërit prej koshave, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth 15 minuta.
Pas kësaj ndalese, marshimi vijoi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë dhe po vijojnë tubimin në mënyrë paqësore.
Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugësThe post Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.