SHQIPERIA

Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama ironizon: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri

Kosova.Today ·

Stolat e gurtë të vendosur para Kryeministrisë me ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama janë përmbysur gjatë protestës së sotme. Kryeministri kishte publikuar më herët pamje të stolave, ku kishte vendosur ftesat për dialog me protestuesit....

Stolat e gurtë të vendosur para Kryeministrisë me ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama janë përmbysur gjatë protestës së sotme.

Kryeministri kishte publikuar më herët pamje të stolave, ku kishte vendosur ftesat për dialog me protestuesit. Por thirrja e tij nuk ka sjellë një tërheqje nga protesta, ndërsa përplasja mes palëve vijon edhe këtë të enjte.

Pas incidentit, Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga ngjarja dhe duke ironizuar pjesëmarrësit në protestë.

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri”, shkruan kreu i qeverisë, duke përdorur thonjëzat për fjalën “pedagogët”.

The post Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama ironizon: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut

13.11.2026

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

14.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

14.11.2026